Ramadani: Duam fitore ndaj Gjilanit
Për derbin e skuadrave gilanase në konference për medie foli edhe trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani, i cili ka kërkuar fitore për t’i gëzuar tifozët “Intelektualët”, por edhe për të qenë në garë për pozitën e dytë.
“Jemi para derbit të qytetit, ndër derbit më të fortë në Kosovë. Pa marrë parasysh objektivat e skuadrave, ky derb gjithmonë ka rezultuar me një luftë sportive dhe angazhim. Derbi mund të vendoset nga një detaj. Kemi objektiva të ndryshime. Ne luftojmë për vendin e dytë e Gjilani për mbijetesë. Shpresoj t’i gëzojmë tifozët dhe futbolldashësit tanë me një fitore. Me tri pikë mund të jemi në garë për vendin e dytë”, ka thënë Ramadani, raporton “Epoka e re”.
Aktualisht skuadra e Gjilanit renditet në vendin e shtatë me 39 pikë, një pikë më shumë se Feronikeli 74 që është në pozitën që do të luajë në barazh.
Në anën tjetër, Dita është e treta me 66 pikë të grumbulluara, dy më pak se Llapi që zë vendin e dytë.