Ramadani: E vulosëm që jemi më të mirët
19 maj 2019
| 20:35
Trajneri Zekerija Ramadani fitoi titullin e dytë të kampionit në Kosovë.
Trajneri shkupjan, pas titullit me Trepçën ’89, këtë herë kampion u bë me Feronikelin.
“Shumë i emocionuar, me 80 pikë të shpallesh kampion është diçka e madhe. Sakrifikuam shumë, e merituam titullin që nga fillimi dhe me këtë fitore e vulosëm që jemi më të mirët”, deklaroi Ramadani.
“Ju futëm takimit për fitore sepse e dinim që nëse luajmë për barazim atëherë Prishtina do të ishte shumë e rrezikshme. Me lojën që e bëmë nuk e lamë Prishtinën të bënte asgjë”, ka shtuar Ramadani.