Ramadani emërohet trajner i Egnatias
Trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani është emëruar trajner i ri i skuadrës shqiptare, Egnatia. Lajmi është konfirmuar nga vet klubi përmes faqes zyrtare në “Facebook”.
“Mirësevjen Zekirija Ramadani. Presidenti Demrozi zyrtarizon sot trajnerin e ri të skuadrës. I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani”, thuhet në postimin e klubit.
Ramadani është bërë me punë të re, vetëm pak kohë pasi u nda me FC Prishtinën. Shkupjani edicionin e kaluar e riktheu titullin e kampionit te FC Prishtina pas një mungese tetë vjeçare.
Trepça ’89, Feronikeli, Shkupi e Flamurtari i Vlorës ishin skuadrat tjera ku Ramadani ushtroi detyrën e trajnerit. Egnatia bën garë në Superioren shqiptare dhe gjendet në pozitën e gjashtë me dhjetë pikë të grumbulluara.