
Ramadani: Është dashur ta fitojmë ndeshjen ndaj Dritës
20 dhjetor 2020
| 16:32
FC Prishtina barazoi me Dritën (1-1), në derbin që u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri Zekirija Ramadani, ka thënë se Prishtina është dashur të fitojë ndeshjen ndaj ekipit kryesues në elitë.
“Gjithmonë kur nuk arrijmë fitoren, fajin e shohim te vetja. Kur nuk realizon, atëherë është normale që ndëshkohesh. Kishim kontrollin e topit dhe rezultatin, por në pjesën e dytë është dashur më mirë të menaxhojmë lojën. Drita e mori atë për çka kishte ardhur. Përgëzoj futbollistët e Prishtinës për angazhimin, ndonëse është dashur ta fitojmë këtë ndeshje ku patëm shumë raste të humbura”, ka thënë Ramadani.
Prishtina është e treta në Superligë me 32 pikë të grumbulluara.
(Epoka e re)