Ramadani fiton medaljen e artë
14 korrik 2019
| 15:05
Talenti i atletikës, Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U18, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Muhameti fitoi të artën në hedhjen e gjyles. Distanca e hedhjes ishte 19.31 metra. Ramadani do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, “Baku 2019”.