Ramadani, futbollisti që ka vrapuar më shumë në Euro 2024
Shqipëria nuk rresht së surprizuari. Tjetër rekord i arritur nga kuqezinjtë tanë, është ai i lojtarit që ka vrapuar më shumë, përgjatë fazës në grupe.
E nuk mund të ishte askush tjetër, vëç se Ylber Ramadanit.
Sipas Transfermarkt, Ylber Ramadani është futbollisti që ka përshkuar më shumë kilometra në tri ndeshjet e para.
Mesfushori i Lecces, pikë shumë e rëndësishme e Shqipërisë së Sylvinhos, ka vrapuar në total 37.5 km, duke qenë i pakonkurreshëm në këtë aspekt.
Golashënuesi më i mirë deri tani është sulmuesi i Gjeorgjisë, Mikautadze, me 3 gola, ndërsa dribluese më i mirë francezi Dembele me 22 driblime.
Spikat Cristiano Ronaldo në dy aspskte: është lojtari që ka pasur më shumë tentativa drejt portës (12), por edhe ai që është kapur më shumë herë në pozicion jashtë loje (5).
Sesko i Sllovenisë është lojtari më i shpejtë, pasi ka arritur shpejtësinë 35.9 km/h, ndërsa Toni Kroos i kryeson për numrin total të pasimeve të sakta: 326.
Portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili, kryeson me numrit e pritjeve (20), ndërsa mbrojtësi i Sllovenisë, Bijol, është lojari që e ka spastruar më shumë herë zonën (27).