Ramadani identifikon të metat e draft-Statutit, beson se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë
Burim Ramadani, eskpert i sigurisë, ka folur në “Pressing” të T7 për të metat e draftit të Asociacionit.
Ramadani është ndalur me mënyrën sesi do të trajtohet Policia e Kosovës në këtë draft, ku Asociacioni mund të ngre shqetësime në lidhje me aktivitetin policor.
“Neni 24, pika 4 ku thotë Asociacioni mund të ngre shqetësime me autoritetet qendrore në lidhje me diversitetin etnik të policisë së Kosovës që i mbulon komunat anëtare. E dyta cilësinë e rendit publik nga Policia në komunitet”, ka thënë ai.
Më tutje, Ramadani ka treguar se një gjë e tillë mund të rrit presionin mbi operacionet e Policisë.
Po ashtu, ai ka thënë se është shumë problematike që një gjë e tillë të kalojë në Gjykatën Kushtetuese.
”Mund ta shkaktoj presion jashtëzakonisht të lartë ndaj Policisë së Kosovës, në formën e funksionimit dhe zhvillimin e aktiviteteve, operacionet. Cilësia e mbajtjes së rendit publik nga policimi në komunitet të vlerësohet nga Asociacioni. Këtë rast nëse kjo pikë shkon në Gjykatë Kushtetuese nuk e di si do të jetë në rregull”, ka thënë ai.