Ramadani infektohet me Covid-19
26 janar 2022
| 13:06
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është infektuar me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku, në Komisionin për Shëndetësi ku po raportohet lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.
Ndryshe, kjo është hera e dytë që Ramadani është infektuar me Covid-19, pasi për herë të parë siç ka bërë të ditur vetë ai në Facebook, ai është infektuar në mars të vitit të kaluar.