Ramadani: Italia? Luajmë për fitore

13 qershor 2024 | 12:48

Ylber Ramadani, mesfushori kuqezi, pjesë e Lecces në Serie A, në një intervistë për “Sky”, foli për sfidën e parë në “Euro2024”, atë kundër Italisë.

“Në Itali ka shumë shqiptarë, jemi shumë të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në këtë Evropian. Italia? Ne zbresim në fushë vetëm për të fituar, gjithmonë. Mister Sylvinho ka ndërtuar një grup të madh, jemi shumë të bashkuar. Kemi bërë një fazë kualifikuese fantastike, shpresojmë shumë që ta përsërisim edhe në Evropian”, u shpreh Ramadani.

“Ne i njohim shumë mirë lojtarët e Italisë, ne do të bëjmë gjithçka për të marrë atë rezultat që dëshirojmë. E ardhmja? Më mirë të mos flas, pasi më merr drejtori në telefon. Jam totalisht i përqendruar tek Evropiani, të shohim më pas në përfundim të Evropianit”, ka shtuar Ramadani, i cili në fund bëri edhe një koment për Armando Broja: “A më ka kërkuar këshilla mbi Italinë? Jo, ne jemi të përqendruar vetëm tek Evropiani. Broja është një lojtar i fortë që mund të luajë në çdo skuadër në botë, ka një potencial shkatërrues”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë…