Ramadani: Jam i lumtur për fitoren, futbollistët treguan karakter
Skuadra e Dritës mori sot tri pikë të mëdha nga ndeshja ndaj Ballkanit (2-1).
Trajneri Zekirija Ramadani është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e arritur në këtë derbi, derisa ka lavdëruar futbollistët e tij për karakterin e treguar.
“Padyshim që jam i lumtur edhe për rezultatin, por edhe për qasjen në lojë pasi të kesh rivalin direkt dhe të pësosh gol dhe ta përmbysësh rezultatin ndaj Ballkanit është meritë e madhe dhe futbollistëve ku treguan karakter. Pjesa e dytë nuk lejuam të na rrezikohet porta, por edhe menaxhuam rezultatin pasi e vetmja mundësi e Ballkanit ishin goditjet standarde. Me këtë fitore do të kemi një pushim më të mirë dhe me këtë fitore rritet oreksi edhe te skuadrat e tjera”, ka thënë Ramadani.
“Këta futbollistë kanë qenë edhe para se të vij unë, por unë mendoj se kemi gjetur drejtimin e duhur që të gjithë futbollistët të japin maksimumin, por edhe stili i lojës ka ndryshuar duke ia nxjerrë maksimumin të gjithë futbollistëve. Humbja nga Malisheva ishte aksidentale dhe morëm mësim ku u pa sot loja e mirë nga të gjithë futbollistët”, ka deklaruar Ramadani.