Ramadani, kampion i Evropës U-20
15 korrik 2021
| 18:21
Muhamet Ramadani është bërë kampion i Evropës U-20, në evropianin që po mbahet në Talin të Estonisë.
Atleti i Kosovës fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës 6 kilogramë. Rezultati më i mirë i tij në finale ishte 19.90 metra.
Ai la kundërshtarët e tij prapa për më shumë se gjysmë metre.
KOK-u përgëzon suksesin e madh të Ramadanit, trajnerit të tij, Shabanit dhe gjithë komunitetit të atletikës.