Ramadani kërkon nga KQZ-ja publikimin e vendimit për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të publikojë të dhënat se si është marrë vendimi për ndarë 360 mijë euro për Listën Serbe.
Ramadani ka shkuar në “Facebook” se vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve ka ndodhur katër muaj pas sulmit në Bansjkë, dhe pasi shteti ka konstatuar se shteti serb dhe Lista Serbe ishin prapa sulmit.
“KQZ-ja të publikojë si u mor vendimi për 360 mijë euro për Listën Serbe. Më pak se katër muaj pas sulmit terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit – për të cilin rast institucionet e shtetit të Kosovës konstatuan se organizatorë ishin Serbia dhe Lista Serbe. KQZ i ndau 360 mijë euro po kësaj Liste Serbe!”, shkruar Ramadani.
Më tutje, ai ka bërë me dije se ka kërkuar nga KQZ-ja qasje në dokumentet publike.
“Duhet të shihet qartë gjithçka! Në ndërkohë, transparenca është e domosdoshme! Transparencë për demokraci”, ka shkruar Ramadani.