Ramadani/ KFOR-i ka lejuar që regjimenti i xhenios i FSK të ndërhyjë te kanali: Kurti refuzoi, shkoi një kompani private

03 dhjetor 2024 | 00:22

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, deklaroi në Pressing në T7 se posedon informata të konfirmuara se KFOR ia lejoi kryeministrit Kurti që t’i dërgonte pjesëtarët e FSK-së nga regjimenti i xhenios në zonën e shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, por ai ka refuzuar sepse ky regjiment “nuk paraqet forcë”, sipas Ramadanit.

Tutje, ai në Pressing tha se regjimenti në fjalë është i specializuar, i përbërë nga inxhinierë e profesionistë që do të mund ta kryenin më mirë punën, por që intervenimin e bëri një kompani private.

“Për reagimin institucional, analiza ime është që reagimi ka qenë krejtësisht emocional, jo-institucional e jo i saktë. Së pari nuk ka pas plan emergjent në këtë situatë. Së dyti është e konfirmuar që kryeministri ka kërku dërgimin e Forcës së Sigurisë në veri të Kosovës nga KFORI (NATO), dhe rrjedhimisht, çka është tepër me rëndësi ta di publiku është që kryeministrit i është mundësuar ta dërgojë regjimentin e xhenios së FSK-së, pra ushtarët e Kosovës të cilët janë të specializuar për këso lloj situatash dhe ka refuzuar t’i dërgojë regjimentin e xhenios sepse ata nuk paraqesin forcë”, tha Ramadani në Pressing.

“Ata janë të uniformuar por janë inxhinierë, profesionistë…”, shtoi Ramadani.

“Nuk ka pasur plan emergjent. KFOR ia ka mundësu regjimentin e xhenios i cili në situata të tilla është që vepron…”, u shpreh Ramadani.

“Këto janë informata të konfirmuara, por kërkesa e kryeministrit ka qenë të tregojë forcë”, tha Ramadani.

“Pyetja ime është a ka qenë interesim i Qeverisë me kry punë në veri me ushtarët e FSK-së, apo me tregu prezencë në veri, sepse punën pastaj është detyru ta kryejë me kompani private…”, pyeti Ramadani.

“Këtë punë shumë më mirë e kishte kry regjimenti i xhenios sepse janë të specializuar, janë një nga tri kapacitetet që FSK i ka me vulën e NATO-s”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meta thuhet se po planifikon të ndërtojë një kabllo nënujore…