Ramadani: Kishim mundësi të fitonim
06 mars 2019
| 20:05
Liderja e Superligës, Feronikeli arriti të ruan epërsinë prej pesë pikëve edhe pas ndeshjes derbi ndaj Prishtinës, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri i Feronikelit, Zekrija Ramadani pas ndeshjes deklaroi: “Morëm atë për çka erdhëm. Duke parë rrjedhën e lojës kishim mundësi të fitonim. Kërkonim golin e dytë me ngulm, bëmë zëvendësimet, por nuk erdhi goli i fitores. Edhe Prishtina na rrezikoi me një lojtarë më pak dhe u mbrojt mirë pa një lojtarë”.
/Epoka e re/