Ramadani komenton shortin e Prishtinës
08 qershor 2021
| 14:13
Trajneri Zekirija Ramadani e ka analizuar shortin e FC Prishtina në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Kosovës do të përballen me kampionët e San Marinos, derisa trajneri Ramadani ka thënë se kanë pak njohuri për kundërshtarin, por do ta studiojnë mirë.
“Short siç kemi dëshiruar. Por, nëse e marrim që ka mbaruar puna me short, atëherë kemi dështuar. Besoj që do të gjejmë formën optimale që të përballojmë me sukses kampionët e San Marinos. Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë turnir, shorti i të cilit na gëzon, por nuk na jep aspak komoditet. Kemi pak njohuri për kundërshtarin, por do t’i hulumtojmë dhe analizojmë deri sa të vijë dita e ndeshjes”, ka thënë Ramadani.
/Epoka e re/