Ramadani: Konfuzioni rreth rezultateve të zgjedhjeve dëmton siguron kombëtare

13 shkurt 2025 | 13:42

Ish-kryeinspektori i AKI-së dhe njohësi i çështjeve politike e të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se konfuzioni rreth rezultateve të zgjedhjeve zbeh besimin publik dhe dëmton sigurinë kombëtare.

Ai ka shkruar në “Facebook” e siguria kombëtare dëmtohet kur zbehet besimi në proceset demokratike.

“Kosova ka arritur që të ndërtojë traditë të mirë të proceseve zgjedhore dhe efikasitetit të menaxhimit e administrimit të tyre. Madje, shpesh është cilësuar si shembull në Ballkanin Perëndimor për zgjedhje të lira, fer e demokratike dhe për efikasitetin në menaxhimin, administrimin dhe shpalljen e rezultateve zgjedhore. Për këtë, KQZ ka marrë gjithnjë vlerësimet më të larta”, ka shkruar Ramadani.

Ramadani ka shtruar edhe disa pyetje, duke thënë se çfarë ka ndodhur që KQZ-ja këtë herë është “thuajse jofunksionale”.

“Pse ky konfuzion rreth rezultateve rrezikon të zbeh besimin publik në procesin zgjedhor? Kujt i konvenon kjo? Kosovës jo se jo!”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Safet Gërxhaliu Duket utopike një qeveri gjithëpërfshirëse në këtë kohë…