Ramadani: Kosova do ta fitojë betejën me Covid
24 dhjetor 2020
| 11:34
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani, ka thënë se është bërë një punë e madhe në shëndetësinë e Kosovës gjatë pandemisë.
Ai ka thënë s se Kosova do ta fitojë betejën me Covid-19.
“Është bërë një punë gjigante në shëndetësinë e Kosovës. Ballafaqimi me pandeminë është puna më e vështirë. Do të vazhdojmë ballëhapur deri në rastin e fundit. Asnjëri nga ne nuk do të dorëzohet dhe nuk do të ndjej lodhje”, është shprehur Ramadani gjatë vizitës se kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj në QKUK.