
Ramadani: Kosova e vendosur në thellimin e partneritetit me NATO-n dhe ShBA-në
14 mars 2019
| 15:09
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se rruga e Kosovës është e sigurt dhe e mbështetur në partneritet të plotë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka theksuar se Kosova është e vendosur për thellimin e këtij partneriteti.
Këtë deklaratë zëvendësministri Ramadani e ka dhënë gjatë ceremonisë përshëndetëse me kolonelin amerikan, Jamie Dailey, shef i deritashëm i këshilltarëve të NALT-it.
/Epoka e re/