Ramadani: Kosova është e gatshme të merr pjesë në misione paqeruajtëse
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani, të enjten ka bërë me dije se tashmë Kosova është e gatshme që të marrë pjesë në misione paqeruajtëse.
Këto komente Ramadani i ka bërë në tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ku ka prezantuar përpjekjet e Kosovës për të ofruar siguri.
Me këtë rast, ai ka thënë se së bashku me NATO-n Kosova synon të mbështes paqen, sigurinë dhe stabilitetin në zona të ndryshme të botës.
“Kosova është e gatshme të merr pjesë në misione paqeruajtëse.
Me NATO-n apo shtetet anëtare, Kosova synon të mbështes paqen, sigurinë dhe stabilitetin në zona të ndryshme të botës. Tregimi është ky: Një popull i vogël që është shpëtuar për shkak të ndërhyrjes së botës demokratike, pas 20 vjetësh i bashkohet pikërisht botës demokratike për të ndihmuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në zona tjera të krizës. Bashkë me NATO-n. Në diskutimin e organizuar nga QKSS sot prezantova përpjekjet e Kosovës për të ofruar siguri”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/