Ramadani: Kosova është e përgatitur të përballet me valën e dytë të Covid-19
01 shtator 2020
| 13:39
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, ka thënë se Kosova është e përgatitur që të përballet me valën e re të pandemisë së koronavirusit.
Pas vizitës në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ai ka deklaruar se në dy javët e fundit ka rënie të lehtë të rasteve të reja me Covid.
Sipas tij, kjo është një rënie premtuese nëse vazhdohet me respektim e masave.
“Si shtet jemi të përgatitur edhe për valën e dytë apo të tretë të Covid-19. Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet menaxheriale, organizative, vendimmarrëse, politike, zbatuese, ekzekutive e legjislative që t’i dalim përballë valës së re eventuale që pritet të jetë në të gjithë botën prej tetorit e tutje”, ka thënë Ramadani.