Ramadani: KQZ-ja ia ka dhënë 360 mijë euro Listës Serbe, i bie që shteti i Kosovës e ka financuar një organizatë terroriste.

23 dhjetor 2024 | 22:24

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka komentuar moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke vënë në dukje se kjo e njëjta KQZ i kishte ndarë 360 mijë euro Listës Serbe. Ai pyeti në “Pressing” të T7 nëse kjo nënkupton që shteti i Kosovës ka financuar një organizatë terroriste.

“Shteti i Kosovës, KQZ-ja ia ka dhënë Listës Serbe 360 mijë euro, atëherë i bie që shteti i Kosovës e ka financu një organizatë terroriste. Nëse unë them Lista Serbe është organizatë terroriste, duhet me vazhdu që KQZ-ja, shteti i Kosovës, është financuesi i një organizate terroriste – sepse ndryshe me nda nuk ka kuptim”, ka thënë Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka përkujtuar 35-vjetorin e themelimit…