Ramadani kryen stërvitjen e parë në Aberdeen

11 korrik 2022 | 15:58

Ylber Ramadani është prezantuar ditën e sotme te Aberdeen, si lojtari më i ri i skuadrës skoceze. Një hap i rëndësishëm për mesfushorin e kombëtares i cili kali nga ekipi i MTK Budapest në kampionatin skocez, ku Aberdeen ka fituar 4 Kupa Skocie, Kupën e Kupave dhe Superkupën Europiane.

Mesfushori ka firmosur kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi deri në vitin 2025.

Sot është prezantuar me stafin teknik dhe shokët e rinj të skuadrës, teksa ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën që garon në elitën e futbollit skocez.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka therur veten me thikë dore para objektit…