Ramadani kualifikohet në finale
25 korrik 2019
| 09:51
Muhamet Ramadani është kualifikuar në finale të garave të atletikës në disiplinën: hedhje e gjylës, në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Ramadani hodhi gjylën 5 kilogramë në largësi 18.51 metra, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në finale. Në grupin e vet ai zuri vendin e parë, ndërsa në të dyja grupet doli i treti.
Sipas trajnerit të tij, Xhavit Tahiri, qëllimi i sotëm ishte vetëm kualifikimi në finale, gjë që sipas tij, ky nuk është maksimumi i Muhametit. Ramadani do të garojë të premten në finale, ku do ta synojë medaljen.