
Ramadani: Kushdo nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben qeverisë izoluese të Kurtit!
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka bërë thirrje te partitë ish-opozitare që të bashkëpunojnë mes vete, ngase përndryshe i shërbehet “qeverisë izoluese të Kurtit”.
Në një reagim në “Facebook”, Ramadani ka kërkuar nga ish-opozitarët që të ulen e të bëjnë marrëveshje të re për qeveri të re, sipas tij, “qeveri të stabilizimit të Kosovës”.
“Kushdo nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben qeverisë izoluese të Kurtit! Ngërçin institucional të mundshëm duhet ta tejkalojë opozita. Qytetarët kanë votuar për qeveri të re, jo për vazhdim të qeverisjes izoluese. Në ditët e ardhshme Gjykata Supreme do të pritet të jep verdiktin mbi ankesat zgjedhore. Pastaj, nëse kjo mundëson certifikimin e rezultateve, procesi për ndërtimin e institucioneve duhet të fillojë. Prandaj, opozitarët e deritashëm duhet të ulen dhe bëjnë marrëveshjen për qeveri të re, qeveri të stabilizimit të Kosovës”, ka shkruar Ramadani.