Ramadani: LDK-ja duhet ta hap derën për koalicion të opozitës

05 mars 2025 | 15:39

Ish-kryeinspektori në AKI, Burim Ramadani, ka propozuar që LDK-ja të hap dyert për koalicion të opozitës.

Ai ka shkruar se është koha që qeveria e opozitës të bëhet realitet

“Qeveria e re e Kosovës nuk duhet të jetë për partitë, por për Kosovën. Për sigurinë tonë kombëtare, partneritet të fortë e të qëndrueshëm, qartësi dhe zgjidhje të mirë të temave të hapura. Serioziteti i situatës nuk duhet të anashkalohet. Paparashikueshmëria e taktizimeve pa strategji që kanë ndodhur sidomos në 2 vitet e fundit duhet të mos përsëritet. Derisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë qartësuar fort – menjëherë pas 9 shkurtit – gatishmërinë për koalicionin e opozitës, është me rëndësi shtetërore që edhe LDK-ja të hap derën për koalicionin e opozitës. Tek e fundit, edhe LDK-ja, sikurse PDK-ja dhe AAK-ja, gjatë tërë fushatës dhe me muaj të tërë para saj kanë deklaruar se preferojnë qeveri me partitë opozitare. Tash është momenti që kjo të fillojë të bëhet realitet! Shumica shqiptare është aty! Kosova është përtej një momenti e një taktike. Është dhe duhet të jetë përgjithmonë këtu!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meriton Korenica është duke kaluar një formë mjaft të mirë…