Ramadani: Letër me lujtë hajgare, nuk pres që LDK do t’i përgjigjet pozitivisht Kurtit

07 prill 2025 | 21:47

Sipas analistit Burim Ramadani, kur në një letër nuk ceket vendi i takimit, nënkupton me “lujtë hajgare”.

Kështu u shpreh Ramadani në Pressing në T7 teksa po komentonte letrën e Kurtit dërguar Abdixhikut për një takim mes tyre.

“Paramendoni ju të më dërgoni mua një letër dhe më thoni të takohemi një ditë dhe unë duhet të supozoj ku, apo duhet me ta kthy letrën dhe me thënë ku po takohemi? Nuk pres që LDK do t’i përgjigjet pozitivisht”, tha Ramadani.

“Një letër ku nuk propozohet vendtakimi është letër me lujtë hajgare”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpjekja më e fundit e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti,…