Ramadani, lider i mesfushës në Itali
09 tetor 2024
| 12:11
Ylber Ramadani është motori i mesfushës së Lecces dhe në sezonin e tij të dytë në Seria A. Kur janë luajtur shtatë ndeshjet e para, mesfushori nga Shtima konfirmohet sërish si lider jo vetëm për ekipin e tij, por edhe në rang mesfushorësh në Seria A.
Të dhënat e publikuara nga Lega Serie A tregojnë një statistikë tepër domethënëse, që e nxjerr Ramadanin si rikuperuesin më të mirë të kampionatit deri në këtë pikë të sezonit. Me 60 topa të rikuperuar, Ramadani kryeson renditjen, duke lënë pas të gjithë yjet e mesfushës në Seria A. Ylli kuqezi lë pas dyshen e mesfushës së Napolit, Lobotka dhe Anguissa me 49 dhe 45 topa të rikuperuar respektivisht.