Ramadani: Masakra ndaj Berishëve në Suharekë, dhimbje që nuk harrohet kurrë
26 mars 2019
| 10:57
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se masakra ndaj Berishëve në Suharekë është dhimbje që nuk harrohet kurrë.
“Një mëngjes i hershëm, 20 vjet më parë, që nuk harrohet asnjëherë. Që u kthye në plagë të thellë dhe të dhimbshme për të gjithë. Për familjarët, Suharekën dhe Kosovën”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Ramadani.