Ramadani: Merituam kalimin në gjysmëfinale
06 mars 2024
| 16:58
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka thënë se ekipi tij me plot meritë u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ai tha se ekipi tij ishte më i mirë në 120 minuta lojë. Drita e mposhti Dukagjinin pas penalltive 4:3. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan pa gola.
“Penalltitë janë fat, eksperiencë dhe koncentrim. Koncentrimi dhe eksperienca ishte në anën tonë dhe fituam ndeshjen. Sa i përket 120 minutave, loja ishte e barabartë, me disa shtylla të qëlluara nga ana lojë dhe raste që krijuam për gol. Në fund shënuam fitore, por kemi shpenzuar energji dhe duhet të mendojmë në kampionat. Bazuar në lojën dhe rastet që kemi krijuar, me plot meritë jemi në gjysmëfinale të Kupës”, ka thënë Ramadani.