Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën drejtuar komandantit të KFOR-it

09 janar 2025 | 12:05

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka mohuar se janë rizotuar ndaj KFOR-it se nuk do ta dërgojnë FSK-në në veri.

Ramadani ka kërkuar nga Maqedonci që të publikojë letrën drejtuar komandantit të KFOR-it.

“E paska konfirmuar atë që e thash mbrëmë më ‘Pressing T7’ se letra është kërkuar pas një rasti ceremonial në veri të Kosovës”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Ministër Maqedonci, publikoje letrën drejtuar komandantit të KFOR-it!

Sot, ministri i Mbrojtjes e paska konfirmuar se letrën që ia ka dërguar Komandantit të KFOR-it ka të bëjë me vendosjen dhe/apo lëvizjen e FSK-së në veri të Kosovës.

E paska konfirmuar atë që e thash mbrëmë më “Pressing T7” se letra është kërkuar pas një rasti ceremonial në veri të Kosovës.

Por, për të sqaruar gjithçka, ministri Maqedonci është më mirë ta publikojë letrën!

Transparenca ndihmon demokracinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Clevelandi fitoi me rezultat 129-122 ndaj Oklahomas duelin e dy…