Ramadani, Mustafës: Sikurse t’i thoshe këto shtatë të vërteta
Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, i është përgjigjur kritikave të liderit të LDK-së, i cili kritikoi kryeministrin Ramush Haradinaj për numrin e madh të këshilltarëve.
Ramadani ia ka përmendur Mustafës shtatë të vërteta që ka bërë Qeveria Haradinaj.
“Paramendojeni ish-kryeministrin Mustafa sikurse të kishte thënë, ndër të tjera edhe këto 7 të vërteta:
– Qeveria ime ka bërë Kosovën me Ushtri
– Qeveria ime i ka kthyer dinjitetin Kosovës, duke i vendosur tarifën mallrave të Serbisë, përkatësisht duke bërë Serbinë të paguaj për agresivitetin e vet,
– Qeveria ime e ka bërë Prishtinën me Ligj të veçantë, duke proceduar dhe miratuar në Kuvend,
– Qeveria ime i ka paguar borxhet Policëve
– Qeveria ime i ka paguar borxhet zjarrëfikësve
– Qeveria ime ka themeluar Parkun Inovativ Gjerman
– Qeveria ime ka themeluar Zonën Ekonomike Amerikane.
Ah, ndjesë, këto po t’i thoshte atëherë është duke folur për kryeministrin Haradinaj. Sikurse paska thënë vet “nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin”, kjo e sqaron saktë: Pra, kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte”, ka shkruar Ramadani.