Ramadani: Na penalizoi mungesa e eksperiencës

06 korrik 2021 | 21:29

Trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani ka parë mungesën e përvojës si shkak për humbjen nga Ferencvaros.

“Për 2/3 e ndeshjes luajtëm mjaft mirë, pastaj gjithçka u hedhë në ujë për 10 minuta. Mendoj se për 70 minuta ishim të barabartë me ekipin kundërshtar, kishim ide të qarta për çfarë kishim udhëtuar. Por, ne nuk e kemi eksperiencën, është hera e parë që garojmë në këtë garë dhe kjo mjaftoj është arsyeja kryesore e kësaj humbje”, ka thënë Ramadani.

“Të jem realist, mendoj se pak kemi gjasa në ndeshjen e kthimit, por ne do të japim gjithçka nga vetja”, ka shtuar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër nga ora 10:00,…