Ramadani: Ndaj Prishtinës synojmë tri pikët

30 tetor 2024 | 17:00

Të enjten zhvillohet derbi i madh në mes të Dritës dhe Prishtinës.

Trajneri i Ditës, Zekirija Ramadani, ka thënë kryeqytetasit janë emër i madh në futbollin e Kosovës dhe ndeshje të tilla gjithmonë prodhojnë derbi.

“E kemi një derbi, ndaj një skuadre që si ne gjithmonë synon kreun e tabelës-titullin kampion. Duhet të mendojmë edhe për ekipin tonë, sepse kemi tri barazime radhazi dhe është momenti i duhur për të reflektuar ekipi, për të qenë më agresiv për të ardhur deri tek objektivi i ndeshjes trepikëshi”, ka thënë Ramadani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025.…