Ramadani nis punën te Gjilani

09 qershor 2022 | 16:35

Trajneri Zekirija Ramadani e ka nisur punën në skuadrën e Gjilanit, drejtimin e së cilës e ka marrë ditë më parë. Tekniku shkupjan të enjten e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me “kuqebardhët”.

Faqja zyrtare e SC Gjilanit ka ndarë pamjet në rrjetet sociale të stërvitjes së parë të Ramadanit. Tekniku shkupjan ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Anamorava.

Me ardhjen e tij, Gjilani bëri të ditur se në ditët në vijim do të sjellin edhe përforcimet e para. Ramadani iu bashkua Gjilanit pas largimit nga Egnatia, klub me të cilin siguroi mbijetesën në Superioren shqiptare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njëkohësisht është edhe…