Ramadani: Një skandal do ta rrëzojë Lajçakun

18 shtator 2023 | 14:43

Ish-kryeinspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka paralajmëruar një skandal, i cili sipas tij do ta rrëzojë Mirosllav Lajçakun nga pozita e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Lajçaku në vazhdimësi ka rënë në lajthitje nga Serbia në raport me Kosovën.

“Një skandal do ta rrëzojë Lajçakun. Skandali që mund t’i del Lajçakut dhe ekipit të tij, do ta largojë atë përfundimisht nga ndërmjetësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçaku ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi, përmes metodave dhe kapaciteteve që ka në dorë Vulini. Ai ka minuar kështu përpjekjet për rezultate në dialog, duke i shërbyer qëllimit të Serbisë për të mos normalizuar raportet me Kosovën”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion…