Ramadani: Nuk shkojmë të dorëzuar ndaj Interit
21 gusht 2024
| 15:21
Lecce e Medon Berishës dhe Ylber Ramadanit e nisi dobët sezonin e ri duke u mundur 4-0 në shtëpi nga Atalanta.
Ka qenë Ramadani që ka folur në lidhje me këtë takim, por edhe për sfidën e ardhshme ndaj Interit të Kristjan Asllanit: “Kishim përgatitur një ndeshje për të fituar dhe në 30 minutat e para ishin mirë, por pësuam. Pas golit të dytë, ka ndryshuar komplet takimi, sepse më parë ishim kompaktë, ndërsa pjesën e dytë skuadra e humbi ekuilibrin. Atalanta është e fortë fizikisht”.
“Inter? Janë kampionët e Italisë dhe një skuadër shumë e fortë, por ne nuk shkojmë të dorëzuar në “San Siro”. Do të kërkojmë të marrim një rezultat pozitiv”, ka deklaruar Ramadani.