Ramadani numëron tri vendimet e Qeverisë Haradinaj që forcojnë pozitën e Kosovës
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Burim Ramadani, ka numëruar tri vendimet e Qeverisë Haradinaj të cilat sipas tij forcojnë pozitën e shtetit të Kosovës.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ushtria, taksa ndaj Serbisë dhe çështja e sigurimit të energjisë janë tri vendime që të mëdha të Qeverisë së Kosovës
Postimi i plotë i Ramadanit:
Tri vendime madhore që forcojnë pozitën e Kosovës
Përkundër vështirësive e sfidave, gati një vit e gjysmë e Qeverisë Haradinaj karakterizohet me vendimmarrje të mëdha, sidomos në konsolidimin e shtetësisë dhe pozitës së Kosovës në rajon e më gjerë.
1. Bërja e ushtrisë së Kosovës – FSK-së me mandat ushtarak (Një herë në jetë ndodh kjo!)
2. Detyrimi i Serbisë të paguajë shtrenjtë agresivitetin e vet (Ndalja e përuljes ndaj polikave të Serbisë)
3. Hapa vendimtar në sigurinë energjetike (shmangia e kolapsit dhe kontraktimi i investimit madhor)
Sigurisht që sfida, probleme e vështirësi ka. Të trashëguara për një kohë të gjatë si pasojë e mosvendimmarrjes, kryesisht.
/Epoka e re/