Ramadani: Pak njerëz po arrijnë të kuptojnë qëllimet e Rusisë, po kontribuojnë në përfitimet ruse
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka komentuar fitoren në zgjedhjet në Sllovaki të kandidati pro-rus, duke thënë se është një indikacion negativ për Bashkimin Evropian (BE).
Ramadani ka thënë ndërhyrja e Rusisë në Ballkan është e vazhdueshme dhe se Kosova dhe vendet e Ballkanit janë paralajmëruar për këto.
“Fatkeqësisht, pak njerëz po arrin të kuptojnë qëllimet e Rusisë. Rrjedhimisht, po kontribuojnë në përfitimet ruse”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Fitorja e pro-rusit Pellegrini në Sllovaki është indikacion shumë negativ për unitetin e mëtejshëm të BE-së në raport me politikat neo-perandorake të Rusisë.
Ndërhyrja dhe shtrirja e influencës ruse në Evropë dhe në Ballkan është e vazhdueshme.
Përfitimi i Rusisë nga vendimet dhe politikat e qeverive në Ballkan, përfshirë Kosovën, është paralajmëruar tash e sa kohë nga lidershipi i NATO-s dhe BE-së.
Fatkeqësisht, pak njerëz po arrin të kuptojnë qëllimet e Rusisë. Rrjedhimisht, po kontribuojnë në përfitimet ruse.
Operacionet influencuese ruse janë të thella për më shumë se një dekadë tashmë.