Ramadani pas interesimit të Interit: Motivim shumë i madh për mua
Ylber Ramadani iu përgjigj pyetjeve të tifozëve në emisionin “ANALIZË KUQEZI”, çdo të hënë në SportNews. Emri i mesfushorit lidhet me Interin. Drejtori sportiv i nënkampionëve të Evropës, Piero Ausilio e ndoqi nga afër në përballjen Shqipëri-Çeki (3-0).
Ramadani zbuloi të vërtetën e këtij interesimi, ndërkohë që bëri një premtim në lidhje me ndeshjen e radhës në Serie A: Lecce-Milan.
Interesimi i Interit? Janë të vërtetë zërat për transferimin tek Interi, sepse do të doja shumë të shikoja bashkë me Asllanin tek Interi?
Menaxheri im ka qenë në Tiranë, ka takuar dhe ka qëndruar gjithë kohën me Ausilion. Motivim shumë i madh për mua, nuk duhet të ndaloj së punuari që të shkoj tek Interi.
Si ndihem më mirë, me një lojtar teknik afër, me një numër 6 apo me dy numra 6?
Unë përshtatem shumë shpejt. Asllani është më teknik se unë, por unë bëj punët e tjera. Mund të luaj me një numër 6, por edhe me dy numra 6. Ambientohem shpejt, nuk e kam problem.
Goli parë në Serie A?
Kismet, të shtunën me Milanin. Edhe pse ka tifozë shumë me Milanin në Shqipëri.
Premtimi
Po e bëmë golin të shtunën me Milanin, do e bëjmë intervistën prapë. Ndoshta është fat, nuk i dihet. Patjetër që do e sjell fanellën time në emision nëse i shënoj Milanit.