
Ramadani pas raportimit të ‘Bild’-it për trupat amerikanë: Thellimi i raporteve është i domosdoshëm
19 shkurt 2025
| 14:12
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas raportimit të gazetës “BILD”, e cila ka thënë se Italia po përgatitet për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Ramadani ka thënë se thirrjet për koordinim me Amerikën gjatë gjithë kohës, kanë qenë të bazuara.
“Thirrjet tashmë sa kohë për koordinim të plotë me ShBA në secilën fushë as nuk kanë qenë dhe as nuk janë të pabazuara. Thellimi i raporteve, definimi i objektivave dhe interesave të përbashkët, proaktiviteti në raportet e sigurisë e mbrojtjes, sikurse edhe kalimi permanent në nivel të partneritetit bilateral me ShBA-në është i domosdoshëm. Në siguri kombëtare edhe mosdija është tradhti!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.