Ramadani për bisedën e Kusarit me Radojiçiqin: Ajo duhet të rrëfehet te institucionet përkatëse

11 qershor 2024 | 11:49

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka rikujtuar komunikimin e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me kriminelin serb, Milan Radojiçiq.

Ai ka shkruar në “Facebook” se rrëfimi i Kusari – Lilës në institucionet përkatëse, është domosdoshmëri.

“Dy pyetje për të gjithë që mbrojnë të keqen: 1. A është kjo një hapje e mundësisë që qytetarët të komunikojnë me të arratisurit nga drejtësia, madje edhe në Serbi? 2. A jemi të gjithë të barabartë para ligjit?”, ka shkruar Ramadani, duke shtuar se komunikimi me një të arratisur nuk duhet të kalojë.

“Shefja e grupit parlamentar në pushtet ka komunikuar me një të arratisur në Serbi, rreth 4 vjet më vonë! Petku i pushtetit nuk është mbrojtje. Nuk duhet të jetë. Nuk mund të jetë!”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një bodybuilder me forma të theksuara trupore është bërë një…