Ramadani: Për shkak të Listës Serbe nuk ndryshon emri i FSK-së
05 tetor 2018
| 22:12
Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka sqaruar se për shkak të hezitimit të deputetëve serb për të votuar ndryshimet kushtetuese, emri i FSK-së do të mbetet i njëjtë edhe pas transformimit, ndërsa do të ndryshohet në faza të mëvonshme.
“FSK-së do ti ndërrohet emri në faza të mëvonshme. FSK fillimisht do t’i ketë 5 mijë pjesëtar aktiv, 3 mijë rezervistë”, ka deklaruar ai.
Ramadani ka folur edhe për armatimin me të cilin do të pajiset FSK pas transformimit si dhe për numrin e pjesëtarëve aktiv dhe rezervistë që do t’i ketë FSK.
Ai ka treguar se FSK fillimisht do t’i ketë 5 mijë pjesëtar aktiv dhe 3 mijë rezervistë.