Ramadani: Populli e ndërroi Qeverinë

09 shkurt 2025 | 20:06

Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të Exit Pollëve.

Ai në një shkrim në Facebook ka shkruar se Populli e ndërroi Qeverinë dhe i hoqi besimin Qeverisë aktuale.

Sipas Exit-Polli të Baton Haxhiut dhe T7: Lëvizja Vetëvendosje ka marrë: 37%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë: 20%, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë: 23 %, AAK/NISMA ka marrë: 8 %, Lista për familjen sipas exit-poll s’e ka kaluar pragun

Postimi i plotë:

Populli e ndrroi Qeverinë!
I hoqi besimin Qeverisë aktuale!
Qytetarët vendosën. Sipas exit-polleve, cilindo që e merrni në konsideratë, populli i Kosovës e ndrroi Qeverinë.
Kështu, unë besoj se nga nesër qartësohet se:
1. Nuk ka Qeveri një-partiake, sepse populli nuk i besoi vetëm një partie.
2. Koalicioni midis opozitës është i domosdoshëm si kërkesë e popullit përmes votës për opozitën e deritashme.
3. Pushteti i derisotshëm shkon në opozitë.
Qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe sot pjekuri të konsoliduar politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinonisti Armand Shkullaku, e ka komentuar exit-pollin e Klan Kosovës,…