Ramadani: Presim të kalojmë në raundin tjetër
Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka dhënë komentet e tij pas shortit të UEFA Conference League.
Dje, në Nyon është tërhequr shorti për garat evropiane, ku skuadrat kosovare mësuan kundërshtarët e tyre.
Gjilani do të përballet me skuadrën e Liepaja dhe për këtë short disa fjalë ka thënë trajneri Ramadani.
“Një kundërshtar i respektuar në këtë fazë të garës. Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar”, ka thënë Ramadani.
“Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë rund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, shtoi trajneri i Gjilanit.
Gjilani shkon në këto gara pas një sezoni relativisht të mirë në Superligën e Kosovës, por me një trajner tjetër në krye