Ramadani prezantohet te Gjilani (video)
Arbnor Ramadani edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i ri i Gjilanit.
Mesfushori gjilanas ka nënshkruar me “kuqebardhët” me lajmin që është konfirmuar nga klubi përmes faqes zyrtare.
Gjilani si zakonisht ka bërë një prezantim fantastik të futbollistit përmes një video, ndërsa ka përfshirë edhe supergolin e Ramadanit ndaj Dritës në finalen e Kupës së Kosovës sa ishte pjesë e Llapit. Arbnor Ramadani së fundmi ishte pjesë e Llapit ndërkohë gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë edhe e Dritës, rivalit lokal të Gjilanit.
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Arbnor Ramadani. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për tri vite. Ramadani rikthehet në klubin e tij amë pas disa vitesh, teksa së fundmi pati eksperiencë te Klubi Futbollistik ‘Llapi’ duke fituar dy herë më radhë Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Arbnorit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, thuhet në njoftimin e klubit nga Anamorava.
Më poshtë mund ta shikoni videon e prezantimit të lojtarit nga SC Gjilani: