Ramadani propozon ndërtimin e Mbrojtjes së Mençur Ballkanike mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

02 mars 2025 | 11:26

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka propozuar ndërtimin e Mbrojtjes së Mençur Ballkanike, nga tri vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ramadani ka thënë se kjo Mbrojtje duhet të ndërtohet nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, e më pas t’i bashkohen edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“Kosova me Shqipërinë dhe Kroacinë të ndërtojnë Mbrojtjen e Mençur Ballkanike. Kësaj, më pas t’i bashkohet Maqedonia e Veriut e më pas Mali i Zi. Ndërsa, Bosnja e Hercegovina të jetë pjesë aktive e shkëmbimit. Ky mund të jetë konceptimi më autentik i Mbrojtjes demokratike të Ballkanit”, ka shkruar Ramadani në një postim në Facebook.

Ramadani ka shtuar se kjo nuk është zëvendësim i vendosmërisë për anëtarësim në NATO. Madje sipas tij krijimi i kësaj Mbrojtje do të lehtësonte avancimin e idesë për prezencën e përhershme amerikane në Kosovë.

“Kjo assesi nuk është zëvendësim i vendosmërisë sonë për anëtarësim në NATO, por veç një aspekt praktik i reagimit të përbashkët. Madje kjo do të lehtësonte avancimin e idesë për prezencën e përhershme amerikane në Kosovë, për t’u kthyer në mbështetësin kryesor në reagim ndaj krizave.

Mbrojtja e Mençur është koncept i avancuar i bashkëpunimit midis shteteve në shkëmbimin në kojë reale të kapaciteteve të mbrojtjes. Shumë punë për Mbrojtjen e Mençur duhet”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestat pro-ukrainase janë zhvilluar në të gjithë SHBA-në pas debatit…