Ramadani publikon fakte për ‘avullimin’ e votave: I kishte 0 vota, iu bënë 59 në rinumërim (Dokument)
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Burim Ramadani ka thënë se i ka dalë e saktë akuza që kishte bërë ditë më parë se i janë “avulluar” disa vota.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vullneti i qytetarëve është vënë në vend.
“U shkrua 0 vota, dolën 59 vota”, ka shkruar Ramadani.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Vullneti i qytetarëve vihet në vend.
U shkrua 0 vota, dolën 59 vota.
Dua të falenderoj KQZ-në për vendimmarrjen që, ndër të tjera, të rinumërohet vendvotimi 2401A, Dhoma Nr.2, në Gjimnazin ‘Jeta e Re’ në Suharekë.
Të dhënat që publikova pak ditë më parë për ‘avullimin’ e votave dolën të sakta. Madje, nuk ishin 58, por 59 vota sipas rinumërimit, derisa në vendvotimin e kishin bërë 0 (zero) vota.
Unë asnjëherë, bash asnjëherë, nuk flas pa fakte dhe pa qenë 100% i sigurt për atë që e them.
Më vjen keq prej qytetarëve, familjarëve, miqve dhe mbështetësve që u shqetësuan dhe u nervozuan nga denoncimi publik që bëra. U bënë nervoz sepse besuan që kjo nuk mund të përmirësohet.
Por, isha i sigurt se do përmirësohet dhe ndodhi kështu!
Unë besoj në sistem. Unë besoj në të drejtën.
Falenderoj qytetarët e Suharekës për mbështetjen e plotë.