Ramadani publikon listën për kualifikimet në Itali

19 dhjetor 2019 | 10:37

“Dardanët” janë në grupin e tretë së bashku me Italinë, Rumaninë dhe Gjeorgjinë, kurse përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, e ka bërë publike listën e hendbollistëve për kualifikueset në Kampionatin Botëror të vitit 2021.

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, e ka shpallur të mërkurën listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për garën kualifikuese që muajin tjetër mbahet në Itali. Kosova do të garojë në fazën e parë kualifikuese evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2021. “Dardanët” janë në grupin e tretë së bashku me Italinë, Rumaninë dhe Gjeorgjinë.

Më 10 janar Kosova luan me Italinë, më 11 janar me Rumaninë, kurse më 12 janar me Gjeorgjinë. Fituesi i grupit avancon në raundin tjetër, kurse ndeshjet luhen në Benevento të Italisë. Ramadani ka ftuar 19 lojtarë, ndërsa tre janë debutues në Përfaqësuesen A. Bëhet fjalë për Albin Xhafollin që kishte luajtur me Përfaqësuesen U21 në Botërorin në Spanjë, portierin Liridon Zena dhe të riun Leonard Gegaj. Liridon Zena është te skuadra kroate Mornar Crikvenica, Xhafolli po luan në Zvicër te skuadra Fortitudo Gossau, kurse Gegaj po zhvillohet te Savehofi i famshëm në Suedi. Në listë janë pesë lojtarë të kampionit të Kosovës, Besa Famgas dhe katër të Prishtinës. Përgatitjet nisin më 27 dhjetor në Prishtinë, ndërsa para udhëtimit në Itali do të luhen dy ndeshje kontrolluese me Kuvajtin. Kosova këtë vit ka shënuar fitore ndaj Izaelit, kurse ka barazuar me Poloninë. Synimi është që me paraqitje të mira të vazhdohet edhe në Itali.

Lista e hendbollistëve

Kastriot Jupa (Besa Famgas), Lindrit Fetahu (Prishtina), Valon Dedaj (HSC Kreuzlingen-Suedi), Flamur Gërbeshi (Amo Handboll-Suedi), Fatlum Ahmeti (LIF Lindesberg-Suedi), Deniz Terziqi (Prishtina), Liridon Zena (Mornar- Crikvenica), Oltion Beshiri (Prishtina), Endrit Abdullahi (Rimbo-Suedi), Egzon Gjuka (Besa Famgas), Petrit Prekazi (Prishtina), Albin Gjafolli (Fortitudo Gossau-Suedi), Luigj Quni (ØIF Arendal-Norvegji), Drilon Tahirukaj (Besa Famgas), Drenit Tahirukaj (Kreuzlingen-Suedi), Haris Berisha (Kempten-Kottern-Gjermani), Bujar Ramosaj (Besa Famgas), Jon Muqolli (Besa Famgas), Lonard Gegaj (IK Savehof-Suedi).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje ka filluar fushata humanitare "Dhurimi vullnetar i gjakut" në…