Ramadani: Puna e përditshme me NALT-in, ndihmon Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramandani, sot ka pritur në takim gjeneral brigade Michael Oberneyer, drejtor i NALT-it, i cili ka marrë detyrën pak ditë më parë.
Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar në thellimin e raporteve me NATO-n dhe mekanizmat e saj duke pasur objektiv politik dhe popullor anëtarësimin e plotë në aleancën veri-atlantike.
“Sot, prita në takim të parë Gjeneral Brigade Michael Oberneyer, Drejtor i NALT-it, i cili mori detyrën pak ditë më parë. Puna jonë e përditshme me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) ka bërë që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja të jenë vazhdimisht më profesionale. I shpreha mirënjohje gjeneralit Oberneyer për punën e deritashme të NALT-it në Kosovë dhe po ashtu theksova se dera jonë është e hapur”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/