Ramadani: Qeveria duhet zyrtarisht t’i kërkojë ndihmën prezencës amerikane dhe KFOR-it

29 nëntor 2024 | 22:54

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, vlerëson se qeveria duhet zyrtarisht t’i kërkojë ndihmën prezencës amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë.

“Në të kundërtën, kjo ndodh pa pyetur fare Qeverinë, diçka sikur gjatë mesnatës midis 17 dhe 18 nëntorit 2024 në kufirin verior”, shtoi ai në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Eksperti i sigurisë, thotë se kjo duhet të bëhet sepse trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj.

“Këta muaj janë domethënës edhe për brenda Kosovës, edhe brenda Serbisë, por edhe në transicionin e e Administratës Amerikane te Presidenti Trump”, u shpreh tutje Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dal tashmë…